“Në Skënderaj nuk ka pasur komunë paralele”, komunikata e Policisë së Kosovës e cila e nxjerr në rrenë Hajrulla Çekun
Gjatë ditës së djeshme, disa qytetarë të Skënderajt, protestuan kundër kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit.
Pas kësaj proteste spontane, ka reaguar ashpër ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke i fyer qytetarët e Drenicës, por edhe duke gënjyer publikisht.
Ai gënjeu publikisht duke thënë se në qytetin e Skënderajt kishte komunë paralele të Serbisë.
“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje”, tha ndër të tjera Hajrulla Çeku.
Këtë pretendim të rremë e demanton komunikata e Policisë së Kosovës e datës 16 tetor 2024.
Policia e Kosovës kishte treguar se në qytetin e Skënderajt nuk kishte komunë paralele, por ajo ishte në Mitrovicën e Veriut.
“Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit”, thuhej në komunikatën e policisë së Kosovës.