Në Spanjë ka më shumë derra se njerëz
24 gusht 2018
| 11:50
Për herë të parë në Spanjë po ndodhë diçka e pazakontë. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Mjedisit, janë 50 milionë derra dhe 46.5 milionë njerëz, në vendin i cili është i njohur për mish derri.
Shifrat tregojnë një rritje prej nëntë milionë krerësh që nga viti 2013 dhe këto të dhëna janë shqetësuese për ndikimet në mjedis të kësaj veprimtarie, thonë ekspertët e ambientit.