Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

23 maj 2023 | 08:10

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimin ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndryshe dje ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari  i mbrojtur 4355.

Po ashtu, dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sikur ditët e kaluara edhe dje seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat.

Seancat në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për këtë javë janë planifikuar të vazhdojnë deri të mërkurën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rusët me plan të çmendur: Moska dëshiron të ngrejë monument…