Në spitalet e Kosovës po trajtohen 441 pacientë me Covid-19

17 gusht 2020 | 14:45

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me Covid-19.

Sipas një njoftimi të QKUK-së, Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë”, bëhet me dije në njoftimin e QKUK-së.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dua, me shpirt të ndiej. Ndiej tingullin e pikave…