Në spitalin e Gjakovës, 42 pacientë me koronavirus
26 gusht 2020
| 08:36
Në Spitalin e Gjakovës 57 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, ndërsa prej tyre 42 janë të konfirmuar me koronavirus.
Në raportin e Spitalit bëhet me dije se prej tyre, 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.
Ndërkaq, 11 pacientë janë konfirmuar Covid negativ dhe 4 të tjerë do të testohen.
Nga personeli Covid-19 pozitiv janë 5 mjekë, 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës.
“Ua rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për ta frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.