Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 89 pacientë me Covid-19

26 mars 2021 | 09:39

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht janë hospitalizuar 105 pacientë me Covid-19, ndër ta 89 janë raste të konfirmuara.

Sipas një njoftimi për media thuhet se 8 persona kanë rezultuar negativ, tetë të tjera të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë në CPAP maskë.

“Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 26 Mars 2021, ora 8.00 është: 105 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID, 89 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar Negativ, 8 pacientë të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacient në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, prej stafit të Spitalit Covid pozitiv janë tetë persona: tre mjek, katër infermierë dhe dy staf administrativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifat Hoxha, profesor i Universitetit të Prizrenit ka ndërruar jetë…