Në Spitalin e Pejës 11 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore
10 gusht 2020
| 09:07
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me koronavirus, 43 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë kanë një gjendje më stabile”, kanë njoftuar zyrtarë për media të këtij spitali, duke shtuar se “gjatë fundjavës të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta, 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.