Në Spitalin e Pejës, 13 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

20 gusht 2020 | 08:46

Aktualisht 55 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, prej tyre 13 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në Spitalin e Pejës 38 pacientë me koronavirus janë me oksigjenoterapi.

5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,…