Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me Covid-19, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

28 shtator 2020 | 09:30

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Prej tyre dhjetë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta dy pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar një mjek, katër Infermierë dhe një punëtor i Shërbimeve Teknike.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 544 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

46 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

382 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,265 analiza.

Dhjetë Operacione janë kryer gjatë vikendit, ndërsa kanë lindur 13 foshnje, 8 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në datat 10, 11, 13, 14 tetor, do të ketë…