Në Spitalin e Pejës, 16 pacientë me Covid -19 në gjendje të rëndë

21 gusht 2020 | 11:34

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 16 pacientë me Covid -19 janë në gjendje të rëndë, ka bërë me dije spitali.

Sipas njoftimit për medie, 43 pacientë janë me oksigjeno-terapi, dy në respirator, ndërsa gjashtë pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë i Spitalit:

6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 224 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

170 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,4130 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 95 Rëntgena, 22 EHO dhe 11 CT-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa medie në Kosovë kanë raportuar se do të shtyhet…