Në spitalin e Pejës 64 pacientë me Covid, 11 prej tyre në gjendje më të rëndë
19 janar 2021
| 10:37
Në spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me coronavirus, prej tyre 44 janë me oksigjeno-terapi.
Nga këta pacientë, 11 janë në gjendje më të rëndë.
Në 24 orët e fundit nga Covid-19 janë shëruar dy persona.
Në spitalin e përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta, 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.