Në Spitalin e Pejës 79 pacientë me coronavirus, prej tyre 13 në gjendje më të rëndë
15 mars 2021
| 08:49
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 79 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 51 pacientë janë në oksigjeno-terapi, tre janë në CPAP, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 578 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 48 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm
486 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,235 analiza, ndërsa janë kryer 20 operacione.
15 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 lindje kanë qenë normale dhe 6 me prerje cezariane. Janë lindur 15 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.