Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me coronavirus, 10 prej tyre në gjendje më të rëndë
09 mars 2021
| 08:45
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 56 pacientë me coronavirus.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 37 pacientë janë në oksigjeno terapi, dy pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë.
Shtatë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pesë lindje normale dhe dy me prerje cezariane.
Janë lindur shtatë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
355 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,765 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. /Telegrafi/