Në Spitalin e Pejës po trajtohen 60 pacientë me Covid
04 shtator 2020
| 10:43
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 60 pacientë me Covid-19, prej tyre 15 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Atje gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë me COVID-19. 41 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, thuhet në njoftimin e spitalit.