Në Spitalin e Pejës po trajtohen 65 pacientë me Covid, 10 prej tyre në gjendje të rëndë
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nga 65 pacientët të cilët po trajtohen në këtë spital, 10 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit të spitalit, të infektuar me Covid-19 janë 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik.
Në njoftim thuhet se 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
“10 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 65 pacientë. 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile. Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Po ashtu, në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë shërbime edhe për 180 pacientë që kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
“Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈. Nga këta 23 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 7 operacione, ndërsa 191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 2,345 analiza”, thuhet tutje në njoftimin e Spitalit të Pejës.
(M.Q / Epoka e re)