Në Spitalin e Pejës po trajtohen 78 pacientë, 15 në gjendje të rëndë
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 78 pacientë me Covid-19.
Sipas njoftimit, sa i përket gjendjes së pacientëve tre pacientë janë në respirator (CPAP), 57 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, 11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“351 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,094 analiza. 227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se katër janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. “Dy lindje kanë qenë normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur katër foshnje, të gjitha të gjinisë femërore”.