Në Spitalin e Pejës po trajtohen 81 pacientë me coronavirus, 11 në gjendje të rëndë
Në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit janë duke u 81 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 11 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital.
“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“2 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 lindje normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, të dyja të gjinisë femërore. 315 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,410 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, thuhet në njoftim.