Në Spitalin e Pejës po trajtohen 85 pacientë me coronavirus, 13 në gjendje më të rëndë

23 mars 2021 | 08:35

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 85 me Covid-19, prej të cilëve 13 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi, nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Po ashtu, 5 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha lindjet kanë qenë normale. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

“260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,698 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndërtesë të bukur mbushur dashuri Pa zë shfletoheshin…