
Në spitalin rajonal të Pejës vdes një i burgosur
14 qershor 2019
| 14:04
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të premten në spitalin rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet I. A, i lindur në vitin 1992.
I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar të premten me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
/Epoka e re/