Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur
26 shtator 2019
| 10:55
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet Z. Ll, i lindur më 1942.
“I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. Z. Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë.
Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
/Epoka e re/