
Në Spitallin e Pejës 11 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë
06 mars 2021
| 09:19
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 48 pacientë të infektuar me coronavirus, 11 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Nga 48 pacientët me Covid-19 që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 37 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 11 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, thuhet në njoftimin e spitalit këtë të shtunë.
Ndërkohë, që një pacientë tjetër është në CPAP. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit një pacient ka arritur që të shërohet nga ky infektimi me Covid-19. /Telegrafi/