Në St. Gallen u mbajt një tubim festiv me moton: “Kuq e Zi janë ngjyrat tona”

12 dhjetor 2022 | 00:54

 Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Uzwil të Kantonit St.Gallen, më 11 dhjetor 2022,nën organizimin e LAPSH (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë – “Naim Frashëri”) u mbajt një tubim festiv me moton: “Kuq e Zi janë ngjyrat tona”

Ishte një kënaqësi tejet e veçantë kur në skenë u paraqiten të gjithë nxënësit, të veshur me veshje kombëtare,duke i dhanë një gjallëri dhe bukuri skenës. Kjo pamje aq e bukur bëri që e gjithë salla të ngritët në këmbë dhe të ushtojë nga duartrokitjet, e që e tëra u pasua me këndim të himnit kombëtar nga të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrëist.

*

Të nderuar bashkëkombës, zonja dhe zotërinj, shumë të dashur prindër dhe nxënës.

Edhe sot si zakonisht për festën e madhe të nëntorit – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin, shqiptarët e kanë për obligim që të jenë së bashku, jo vetëm që ta festojnë këtë datë të rëndësishme kombëtare, por edhe të përkujtojnë të gjithë ata, që me gjakun e tyre u bënë themel i atdheut  të  shqiptarëve. Me këto fjalë të Ruvejda Nexhibit , moderatore  u bë  hapjen e programit.

Pastaj fjalën e mori koordinatorija e shkollës shqipe në Uzwil  Rejhana Reshiti e cila shtoj:Të nderuar mysafirë dhe ju bashkatdhetarë të çmuar,të dashur nxënës. 28 Nëntori është i shenjtë për historinë tonë kombëtare, sepse disa nga ngjarjet më të mëdha të historisë sonë, kanë ndodhur pikërisht në këtë datë.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Kombëtar në qytetin e Vlorës, dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

28 Nëntori, na kujton ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simbol i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë.

Të respektuar të pranishëm,

Në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve shqiptarë` “Naim Frashëri” në Uzwil, i falënderojmë organizatorët dhe të gjithë prindërit për interesimin shumë të madh, për t`i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, që të mësojnë për kulturën, historinë dhe traditat e bukura shqiptare.

 Detyra jonë është  që të bëjmë ç`mos që të përhapim dritën e diturisë në gjuhën e nënës për fëmijët shqiptarë,sepse vetëm kështu i shërbejmë vetvetes, fëmijëve tanë dhe atdheut.

Mësimi i gjuhës amtare nuk është luks, por nevojë e domosdoshme dhe mbi të gjitha obligim kombëtar i prindërve.

Në fund zonja Reshiti falënderoj mësuesin Gani dhe mësuesen Hanife që kanë marrë përsipër këtë detyrë të shenjtë.

Arta Zymeri mësuese e rregullt në shkollën zvicrane, e cila është një shembull për gjeneratat e ardhshme, mes të tjerash tha:

Të nderuar mysafir, të dashur nxënës!

Unë Arta Zymeri në Niederuzwil,ju uroj  të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit. Siç shihet edhe këtu fëmijët shqiptarë janë shumë të interesuar për mësimin e gjuhës shqipe.

Ju lumtë!

Shfrytëzoj rastin t`i përshëndes dy nxënësit e mi që sot janë prezent Deon Morina dhe Erion Mazrekaj.

Një falënderim krejt i veçantë shkon për mësuesin e gjuhës shqipe kolegun Gani Shala, dhe mësueset ,Afërdita Canaj, Hanife Adili.

Të nderuar të pranishëm,ju falënderoj nga zemra për kohën që keni gjetë ,që së bashku ta festojmë këtë festë Kombëtare.

Mirupafshim në manifestimet tjera!

Një interpretim të mrekullueshëm të këngës “Jam  shqiptare bijë shqiptari”, `të këndur nga nxënësja, Hafza Muharremi,bënë që e gjithë salla të buçasë nga duartrokitjet.

hej jam shqiptare bij e shqiptarit
jam e motra e Adem Jasharit

jam shqiptare bija e Petritit
o jam e motra Zahir Pajazitit

heej jam shqiptare bija e shqiptare
jam e motra e Hamz Jasharit

(Pas këtyre vargjeve duartrokitjet të shumta u dëgjuan nga të pranishmit.)

Të dashur fëmijë, të nderuar prindër dhe të gjithë  ju pjesëmarrës të këtij manifestimi,

Urime e Gëzuar Festat e Nëntorit,

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë,

Ditëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari,

Ditën e daljes në publike të UÇK-së.

Festa e pavarësisë e flamurit ishte strumbullari festave që na ka mobilizu edhe në kushte të robërisë, për mobilizim në çlirim të trojeve tona. Tani po festojmë në liri në troje tona e kudo ku ka shqiptarë. Ju përshëndes edhe nga veterani atdhetar Shefqet Hasani që është në një veprimtari tjetër. Ai ju përshëndet të gjithëve dhe ju uron festat e nëntorit.

*

Përshëndes edhe miqtë zviceran  pjesëmarrës këtu, po dhe gjithë zvicëranët e Zvicrën, që na ka krijuan kushte për jetë, punë e veprimtari kulturore në ruajtje të gjuhës, kulturës e traditave tona…
Përshëndes mësuesit dhe këshillin organizativ për një organizim kaq dinjitoz si në emër timin po dhe të QENDRËS GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR.

Me këto fjalë iu drejtua të pranishmëve veprimtari i çështjes kombëtare Agush Buja.

Performancë  mbresëlënëse të vajzave dhe djemve ndezën atmosferën me tingujt dhe kërcimet spektakolare të valleve nga  Ansambli “Trojet”, një emër më shumë se simbol(MISION).

Misioni kryesor i Ansamblit është ruajtja, kultivimi dhe prezantimi i vlerave të mirëfillta shqiptare.

Ansambli “Trojet”, është çelësi i ruajtjes  së vlerave kulturore,artistike dhe traditave tona,është vendi që na mban të bashkuar.

Me daljen në skenë të nxënësve me mësim plotësues, skena mori ngjyra kombëtare,nxënësit recituan vjersha me temë për Atdheun, gjuhën e tyre shqipe, nën drejtimin e mësueseve Afërdita Maliqi,Hanife Adili  dhe mësuesit Gani Shala.

Shihej qartazi se dashuria ndaj Atdheut dhe flamurit Kuq e Zi janë ngulitur thellë në zemrat e nxënësve shqiptarë jashtë ATDHEUT.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë manifestim u bëjnë thirrje të gjithë prindërve, që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe,që fëmijët e tyre të mësojnë për kulturën, historinë dhe traditat e bukura shqiptare,që përmes tyre ta ruajmë me fanatizëm dhe dinjitet gjuhën dhe kulturën tonë.

Pastaj skena ishte për Xhemile Kryeziun një  këngëtare e njohur, një veterane e këngëve folklorike  dhe  grupin muzikor “KONAKU I POLLOGT“ me   këngë burimore shqiptare, me interpretimet e tyre e zbukuruan këtë manifestim.

I falënderojmë po ashtu të gjithë prindërit,Këshillin Organizativ, për kontributin e tyre në organizimin e këtij manifestimi,si dhe në mbarëvajtjen e shkollës shqipe.

Këto ishin fjalët e tri nxënëseve me mësim plotësues MODERATORE

Ruvejda Nexhibi,Emira Ademi dhe Alea Selimi, të cilat me një gjuhë të pastër letrare e zotëruan dhe e shijuan skenën, ishin shembull që duhet ndjekur nga gjeneratat e ardhshme.

Pastaj të tri nxënëset moderatore  i nderuan me  nga një dhuratë modeste  Ansamblin “Trojet”,të udhëhequr nga Zeqë Gashi drejtor dhe Arsim Berisha koreograf, për kontributin e dhënë në vazhdimësi dhe ruajtjen e traditave kombëtare dhe mësuese Arta Zumerin, mësuese e rregullt në shkollën zvicërane, për kontributin e saj dhënë shkollës shqipe me mësim plotësues.

Ky manifesti u mbyll me këtë mesazh të moderatorëve,Ruvejda,Emira dhe Alea.

Urime 28 Nëntori –Dita e Flamurit, për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen!

Gëzuar dhe mirë u takofshim  në programet dhe manifestimet tjera.

Nuriman Hasani

Gani  Shala

11 dhjetor, 2022

UZWIL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar ish-deputeten e…