Në Stacionin e Gjithësisë arritën edhe tre astronautë
19 dhjetor 2017
| 13:32
Në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë sot kanë arritur edhe tre astronautë, pasi me anijen e tyre kozmike udhëtuan dy ditë prej tokës në gjithësi.
Kozmonauti rus, Anton Shkaplerov, ai japonez, Norishige Kanai, dhe amerikani, Scott Tingle, i agjencisë NASA, nëpërmjet një hapjeje kaluan nga anija kozmike ruse, Soyuz, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Këta tre astronautë u janë bashkuar kolegëve të tyre që ndodheshin në stacion, Alexander Misurkin nga Rusia, dhe Mark Vande Hei e Joe Acaba, nga Shtetet e Bashkuara.
Stacioni Ndërkombëtar i Gjuhësisë është në fluturim orbital rreth Tokës prej vitit 1998.(rel)