Në stadiumin e Manchester Cityt serbët brohorasin “Kosova është Serbi”
19 shtator 2023
| 23:49
Manchester City, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Etihad”, City fitoi 3:1 ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit.
Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit. Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1.
Pas një ore lojë, Alvarez e shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3:1 shënoi Rodri.
Tifozët e Zvezdës “Delije” brohoritën edhe në këtë ndeshje “Kosova është Serbi”, shkruan Telegraf.rs.
Rreth 2 mijë tifozë serbë ishin të pranishëm në këtë duel.
https://x.com/KalabasterJak/status/1704211102345597412?s=20