Në Stamboll dhe Jordani sulmohen konsullatat izraelite
18 tetor 2023
| 08:49
Mijëra njerëz dolën në rrugë para konsullatës izraelite në Stamboll për të protestuar pas goditjes së një spitali në Gaza, për të cilin palestinezët fajësojnë Izraelin, dhe autoritetet izraelite kundërshtojnë se spitali u godit nga një raketë nga territori palestinez.
Turma valëvitnin flamujt palestinezë dhe turk dhe thërrisnin “Allahu Akbar”. Pamjet e protestës po përhapen edhe në rrjetet sociale.
Sipas një prej videove të publikuara në rrjete sociale, duket se protestuesit kanë tentuar të depërtojnë deri në konsullatë dhe ka pasur një konflikt me policinë.
Sulme ka pasur edhe në Jordani. Dhjetëra persona sulmuan ambasadën izraelite në Jordani pas një shpërthimi në një spital në Gaza.
Protestuesit sulmuan ambasadën dhe u ndez një zjarr.