NË STROFAT E POEZISË
(Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë)
Arianit B. Behrami
Në këtë ditë të veçantë të poezisë,
Mendja zhytet në valë fjalësh,
Si deti i pafund që mbulon shkëmbinjtë,
Poezia hapet si lule në pranverë.
Pluhur i ëndrrave vjen të marrë frymë,
Rrëfimi bëhet si qiell mbuluar me yje,
Kujtimet shkrihen si akullnajat në diell,
Emocionet rënkojnë si valë deti.
Në çdo varg, shpirti shkon e vjen,
Si shqiponjë që lirinë kërkon,
Metaforat si re mendimet mbulojnë
Si rrënjë që thellohen në tokë.
Simbolet shndërrohen në fjalë,
Ngjyrat e qiellit bashkohen në vargje,
Një freskë e pikturuar me fjalë,
Poezia, kënga më e bukur e harruar.
Rimat shkojnë si valë mbi rërën,
Thëniet marrin formë në kuptim,
Figurat e ngjeshura shfaqen si ëndrra,
Dita e poezisë, një festë për shpirtin.