Në Stuttgart përkujtohet 26-vjetori i Betejës së Koshares

11 prill 2025 | 15:49

Në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Koshares, “INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE” me seli në STUTTGART, organizojë në këtë qytet gjerman një manifestim përkujtimor e kulturor ku morën pjesë, familjarë të dëshmorëve, veprimtarë politikë nga mërgata shqiptare, veteranë të luftës së UÇK-së dhe protagonistë të luftës, e njohur si “Lufta e Thyerjes së Kufirit”.
Salla e Kinemasë “Delphi” në Stuttgart, ishte e vogël për të akomoduar të gjithë të interesuarit që dëshironin të merrnin pjesë në këtë tubim kushtuar Betejës së Koshares.
Kjo veprimtari filloi me shpërndarjen e trëndafilave të kuq, të cilët organizatori i kishte sjellë për të nderuar dëshmorët e Betejës së Koshares. Ishin valltarët e Shoqatës “Pavarësia” në Stuttgart, të cilët iu dhuruan nga një trëndafil ish-ushtarëve të njësitit “Pitbull”, mysafirëve dhe familjarëve të dëshmorëve.
Kjo veprimtari u moderua nga zonja Rilinda Gegaj dhe zoti Naser Vrella me elokuencë dhe profesionalizëm, duke përçuar emocione të mëdha te publiku që kishte mbushur sallën përplot.
Fjalën kryesore në këtë manifestim e mbajti ish diplomati dhe publicisti i mirënjohur, Imer Lladrovci, kurse për rëndësinë historike të Betejës së Koshares kanë folur drejtuesit e gjallë të kësaj beteje, gjeneralët Kudusi Lama, Nasim Haradinaj, Rrustem Berisha dhe Jakup Nura.
Në pjesën artistike të kësaj veprimtarie performuan me mjaftë elegancë dhe shije Flutra Bytyçi, sopranoja Delina-Hajra-Gashi dhe dirigjenti Kushtrim Gashi. Në vijim të manifestimit u shfaq filmi dokumentar “Shtigje të luftës”, me skenar dhe regji të Asllan Bajramit i realizuar me nismë të luftëtarit të lirisë, Ramadan Ibrahimi dhe bashkëluftëtarëve të tij të Kosharës të rreshtuar në njësitin “Pitbull”.
Në këtë tubim kushtuar 26-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Koshares, në emër të Institutit të Kujtesës Kombëtare Shqiptare në Stuttgart, z.Ylber Gega, djali i atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare Hysen Gegaj, ndau disa mirënjohje për ish-çlirimtarët dhe veprimtarët për lirinë e Kosovës, me motivacion për kontributin e tyre si luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…