Në Suedi, Norvegji e Islandë, agjërimi do të zgjasë deri në 22 orë në ditë
Myslimanët që jetojnë në qytetin Kiruna, në veri të Suedisë, do të agjërojnë rreth 20 deri në 22 orë gjatë Ramazanit këtë vit.
Sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), myslimanët në qytetin Kiruna ditën e parë të muajit ramazan do të agjërojnë 19 orë e 53 minuta, ndërsa në ditën e fundit, 13 qershor, 21 orë e 58 minuta, raporton AA.
Po ashtu, edhe myslimanët në qytetin Tromso të Norvegjisë ditën e parë do të agjërojnë 19 orë e 50 minuta dhe në ditën e fundit 21 orë e 59 minuta.
Ndërkohë, në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik, myslimanët do të jenë agjërueshëm 19 orë e 11 minuta ditën e parë dhe 21 orë e 48 minuta në ditën e fundit të muajit ramazan.
Cihat Kullay, drejtuesi i xhamisë Fittja Ulu në Stokholm, për AA tha se “Për shkak se muaji i Ramazanit këtë vit fillon në mesin e muajit maj, myslimanët në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, dhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, fillimisht do të agjërojnë 19 orë, kohë kjo e cila në fund të muajit Ramazan do të arrijë deri në 22 orë”.
“Myslimanët që jetojnë në qytetet Kiruna, Tromso dhe Reykjavik, që ndodhen më pranë Polit të Veriut dhe ku në këtë periudhë ditët zgjaten më shpejt, do të nisin të mbajnë agjërim fillimisht me 21 orë dhe, pasi të kalojnë mesin e muajit, koha e agjërimi për ta është rreth 22 orë”, u shpreh Kullay.
Ndërkohë, edhe kryetari i Federatës Islame të Suedisë, Tahir Akan, vuri në dukje se bashkë me 52 shoqata të federatës janë të gatshëm për muajin e Ramazanit.
Duke theksuar se pavarësisht kohës së gjatë në vendet veriore, myslimanët mund të mbajnë lehtësisht agjërimin për shkak se moti nuk është shumë i nxehtë.
“Agjërimi që ne e mbajmë më shkurt, deri në 9-10 orë në mesin e dimrit, nuk ka ndonjë ndryshim me agjërimin që e mbajmë gjatë”, shtoi Akan.