Në Suharekë mbahet takimi i radhës për hartimin e planit zhvillimor komunal

25 tetor 2018 | 14:09

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim e Suharekës së bashku me ekipin komunal për planifikim dhe kompaninë konsulente INSI nga Prishtina, kanë mbajtur të enjten takimin e radhës, në të cilin është diskutuar draft -dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal i cili së shpejti pritet të dalë në diskutim publik.

Nga të pranishmit u diskutua faza në të cilën ndodhet drafti dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen marrë.

Nga drejtoritë u kërkua që sa më parë të dorëzohen raportet sektoriale me vërejtjet dhe sugjerimet rreth draftit i cili pas kompletimit do të procedohet sipas legjislacion në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kryetari i Shoqatës…