Në takimin Biden-Meloni, Kosova dhe Ballkani Perëndimor pjesë e deklaratës

28 korrik 2023 | 08:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Të dy zyrtarët kanë bërë një deklaratë të përbashkët, në të cilë ka zënë vend edhe Ballkani Perëndimor dhe situata në Kosovë.

Bideni dhe Meloni kanë bërë thirrje për qetësim dhe pajtim në rajon, duke thënë se dy vendet do ta shtojnë koordinimin për këtë qëllim.

Në deklaratë përmendet roli i QUINT-it, EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa thuhet se ShBA-ja mirëpret kontributin e Italisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre afatëgjatë për integrimin euroatlantik të rajonit. Ata janë të vendosur të përforcojnë koordinimin për të favorizuar deeskalimin dhe pajtimin duke marrë për bazë rolin vendimtar të Quintit. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it Althea” thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se do…