Ne, të çmendurit
Nga: Jose Luis Vaquero
Përktheu: Bajram Karabolli
A është e pamundur të durohet njeriu i çmendur? Po, njeriu i mençur është e mundur të durohet?
Ne të çmendurit jetojmë të lirshëm, duke qenë ata që jemi, pa pasur nevojë për miratimin e të tjerëve; mbase bota jonë është gjysmë ëndrre dhe gjysmë realitet.
Të mençurit na mbyllin në çmendina, vetëm se kanë frikë nga mënyra jonë e të kuptuarit të realitetit.
Ne të çmendurit jemi të aftë të bëjmë atë që duam, ndërsa të mençurit rrinë urtë, edhe pse nuk e durojnë dot realitetin që i rrethon.
Na lini ne të çmendurve të jetojmë botën tonë, të sajuar, ashtu siç na pëlqen; kurse ju njerëzit e arsyeshëm mund qëndroni në botën tuaj normale, në botën tuaj të shpifur …
Ju lutem, më quani të çmendur, nuk dua të jem i arsyeshëm, do të ishte një çmenduri e pamundur ta duroja mençurinë tuaj të marrë.