Në të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës vendosen kabina të tualeteve

14 prill 2020 | 20:36

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ekipe të Policisë së Kosovës janë duke mbikëqyrë zbatimin e masave restriktive në të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës.

“Në të gjitha këto pika, sot kemi vendosur kabina të tualeteve të përkohshme. Falënderojmë pjesëtarët e dhe ekipet në terren për shërbimin dhe punën e palodhshme në këtë kohë. Vazhdo #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse Juventusi, PSG-ja dhe Real Madridi duan ta blejnë N’Golo…