Në Tërnoc do të ketë rivotim për zgjedhjet parlamentare, Sinani: Të gjithë për deputetin!

22 prill 2022 | 22:43

Shtabi Zgjedhor i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës pas ankesës së bërë përshkak të manipulimit dhe parregullsive në disa qendra të votimit, nga Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc kishte marrë vendimin negativ për anulimim e zgjedhjeve në dy vendvotime brenda kësaj komune. Pas këtij vendimi ky shtab kishte bërë ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhor, dhe afati i përgjigjes pritej të miratohej brenda 72 orëve.

Pas kësaj ankese KRZ-ja ka vendosur të pranoi ankesën e Shaip Kamberit dhe të ketë rivotim në Tërnoc.

Me këtë rivotim gjasat që shqiptarët të fitojnë një ulëse në parlametin e Serbisë janë të mëdhaja, sepse Shaip Kamberit i nevoiten vetëm edhe 300 vota, çka nënkupton se është shumë e mundur të arrihet kjo votë, nese shqiptarët i përgjigje votimit.

“Gjykata Administrative në Nish aprovon kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rivotim në vendvotimin numër 6. në Tërnoc

Pritet Vendimi edhe për vendvotimin numër 13 në Zarbincë”, thuhet në njoftimin e Koalicionit të Shqiptarëve në Luginë.

Ndërsa ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarve që t’i lëjë anash ndasitë partiake e politike dhe të votojnë Shaip Kamberin.

Sinani këtë thirrje e ka bërë përmes llogarisë së vet në “Facebook”:

Postimi i plotë i Sinanit:

RIVOTIMI NË TËRNOC ËSHTË REFERENDUM KUNDËR ATYRE QË NUK DUAN PËRFAQËSIM SIPAS INTERESAVE TONA

Të gjithë për deputetin!

Rivotimi për zgjedhje parlamentare në Tërnoc është mundësi që nuk duhet humbur.

Është votim përtej Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Është votim kundër degradimit të organizimit politik të shqiptarëve.

Është Referendum kundër atyre që nuk duan të kemi përfaqësim sipas interesave tona.

Prandaj edhe duhet të votojmë masivisht.

Prandaj edhe duhet të fitojmë.

✔️16

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Kabinetit të ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, Sharr…