
Në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
21 mars 2025
| 08:26
Me vendim të Këshillit të Ministrave në Shqipëri është miratuar ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike për vetë prodhim në territorin e Aeroportit të Kukësit.
Ky impiant me kapacitet të instaluar prej 12 MW do të ndërtohet nga shoqëria “Global Technical Mechanics”.
“Për miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Global Technical Mechanics”, sh.p.k., dhe “Bami”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Kukës International Airport”, sh.p.k., për rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”, thuhet në vendim.