Në territorin e Serbisë gjuhet me gurë autobusi i linjës Kosovë-Austri (Foto)

11 mars 2020 | 23:12

Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar disa fotografi të autobusit që është sulmuar me gurë në territorin e Serbisë.

Ky autobus i linjës Kosovë-Austri, i kompanisë “Zhitia” po kalonte tranzit nëpër Serbi.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Para pak minutave është sulmuar në “Velika Pllanë” të Serbisë autobusi i linjës Kosovë-Austri i kompanisë “Zhitia” përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.

Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja në mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit ka shkuar në…