Në tetor themelohet Federata e Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar nismëtarët e themelimit të Federatës së Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës.
Prej shumë dekadash në shumë vende në Kosovë vazhdon tradita e ruajtjes së sporteve tradicionale, por që themelimi i një federate gjithnjë kishte munguar.
“Për ta aktivizuar federatën dhe bashkërisht edhe klubet e shoqatat nëpër rajone, në zyrat e KOK-ut u mbajt takimi me disa prej nismëtarëve të cilët prej vitesh organizojnë lojëra të ndryshme tradicionale. Pas diskutimeve të shumta palët u pajtuan që më 5 tetor 2019, të mbahet Kuvendi Themelues i kësaj federate, njëkohësisht të zgjedhën organet drejtuese. Në themelimin e kësaj federate do të kontribuojë edhe vetë KOK-u”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik.
/Epoka e re/