Në tremujorin e tretë të 2020-s, MSA-ja është zbatuar 35,59 për qind

23 nëntor 2020 | 10:41

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është informuar me raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2020.

Sipas njoftimit të qeverisë, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore për zbatimin e masave afatshkurtra nën përgjegjësitë e tyre, raporton “Epoka e re”.

“Qeveria si mekanizëm qendror kombëtar, është përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së e mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Gjetjet tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në nivel të 35,59 për qind; 21 nga 59 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar plotësisht, ndërsa 64.41 për qind, 38 masa, akoma nuk janë zbatuar plotësisht. Deri në fund të tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në shkallën prej 19.07 për qind ose 37 nga 194 masat e planifikuara janë zbatuar plotësisht, ndërsa 80.93 për qind e tyre (157) akoma nuk janë zbatuar plotësisht. Nga 37 masat e zbatuara, 16 janë zbatuar para afatit të paraparë”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Lampard është duke e drejtuar në rrugën e duhur…