Në trevjetorin e vdekjes përkujtohet veterani i UÇK-së, Selmon Pepshi
Sot, me rastin e trevjetorit të vdekjes, është përkujtuar veterani i UÇK-së, junikasi Selmon Pepshi.
Për ta nderuar veprën e Pepshit, sot, në Junik, në shtëpinë e të ndjerit, kanë bërë homazhe kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve të Tropojës, Shpend Bisheva dhe anëtarët dhe miqtë e Selmon Pepshit, Ali Sylaj, Ali Sallahu, Ramë Gjoni, Hasan Buçpapaj, Nuredin Rrustemaj, Xheladin Koqanaj.
I pranishëm në këtë ditë përkujtimi ishte edhe ish-kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Arben Rogova, me bashkëpunëtorët Berat Shehu, Valmir Agaj dhe dervish Neki Zeqiri.
Pas homazheve të pranishmit u mikpritën nga bashkëshortja e të ndjerit në shtëpinë e saj dhe evokuan kujtime të ndryshme gjatë kohës sa ishte gjallë Selmon Pepshi. Selmon Pepshi ishte shpallur “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Bajram Currit me motivacionin: “Për kontributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së”. Selmon Pepshi ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër më 19 tetor 2020.
Veteranit të UÇK-së, Sylejman Pepshi, i jepet lamtumira e fundit