Në Trieste të Italisë mbahet kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së, kryetar zgjedhet Ismail Berisha
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica dhe njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga PDK-ja ka bërë të ditur se në Trieste të Italisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së, ku është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege, Ismail Berisha.
Të pranishëm në këtë kuvend nga Prishtina, ishin përgjegjësi për diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Elmi Reçica, së bashku me Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn dhe Blerta Deliun – Kodra, si dhe kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi. Reçica ka bërë të ditur se në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 91 delegatë ku ēshtë zgjedhur kryetari, nëkryetari dhe sekretarët.
“Kryetar i nëndegës zgjedhet Ismail Berisha, nënkryetar Besnik Bytyqi, sekretare, Pranvera Uka dhe Halil Kafexholli. Në Kuvend morën pjesë 91 delegatë nga 130 pjesëmarrësit e ketij kuvendi”, ka bërë të ditur Elmi Reçica.
Njoftimi i plotë i tij:
Në Trieste mbahet kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së, në Itali.
Kryetar i nëndegës zgjedhet Ismail Berisha, nënkryetar Besnik Bytyqi, sekretare, Pranvera Uka dhe Halil Kafexholli. Në Kuvend morën pjesë 91 delegatë nga 130 pjesëmarrësit.
Së bashku me kolegët, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn dhe Blerta Deliun – Kodra, dhe të shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi me bashkëpuntorë, morëm pjesë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Trieste të Italisë.
Dega e PDK-së në Itali është bërë model i organizimit, strukturimit në mërgatë e Kosovë. Sot, po e mbajmë kuvendin zgjedhor të nëndegës së shtatë, nesër të tetën, e pas pak kohe edhe dy kuvende tjera të nëndegëve. PDK dega në Itali do t’i ketë 10 nëndegë me kuvende zgjedhore të mbajtura. Ky sukses i të gjithë juve shkon përtej objektivave të cilat i kishim në fillim të punës së Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
U jam mirënjohës secilit nga ju për punën e palodhur me shumë përkushtim e me vizion për strukturimin e qëndrueshëm të kësaj dege.
PDK-së i duhet promovimi i një diskursi publik e strukturor të ngjashëm me atë të cilin e kishte në vitin 2007. E hapur për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për ngritjen e subjektit. Shembulli juaj e dëshmon këtë më së miri.
Na duhet bashkëdyzim i fisnikërisë, mençurisë e guximit.