Në tryezën e LDK-së merr pjesë edhe PDK-ja
Ka filluar tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën do të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.
Në këtë tryezë po marrin pjesë të gjitha subjektet politike shqiptare që janë të përfaqësuara në parlament si dhe minoritetet.
Të pranishëm në takim po marrin pjesë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, shefi i grupit parlamentar të LV-së, Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu, shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, Ilir Deda nga Alternativa, kryetari i LB-së, Valon Murati, si dhe përfaqësues të minoriteteve.
Tryeza është e mbyllur për mediet, ndërsa zyrtarët e subjekteve politike do të flasin pas takimit.