Në Turqi, një votuese është 165 vjeçe!
22 janar 2019
| 00:39
Partitë politike në Turqi po bëjnë të pamundurën që të bindin njerëzit për tu dhënë votën. Por, në listën zgjedhore janë vënë re disa çudira.
Aty u renditën disa votues mbi 100 vjeç, ku mosha e një gruaje ishte 165 vjeçe.
Zbulimi u bë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në mars, në të cilën Partia AK e Presidentit Recep Tayyip Erdogan mund të përballet me sfidën më të vështirë politike në vite.
Turqia është përballur me stanjacionin ekonomik, muajt e fundit dhe vlera e monedhës së saj është dukshëm më e ulët se sa ishte një vit më parë. Kjo ka çuar në spekulime se AKP dominuese mund të humbasë disa qytete kryesore, përfshirë kryeqytetin, Ankaranë./ oranews