![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/daniel-serwer-opozita-po-rrezikon-t-euml-p-euml-rballet-me-masat-e-ashpra-t-euml-shtetit-hd-1507129653-5659827_1507133848-3476510.jpg)
Në Uashington janë të mundshme disa marrëveshje për Trepçën dhe Ujmanin
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha se ai nuk ishte “mjaft i sigurt” se diçka do të nënshkruhej në takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington në fillim të shtatorit. Ai nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së “disa marrëveshjeve ekonomike, përfshirë këtu atë për Trepçën dhe Ujmanin”.
“Po ashtu, një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është e mundur. Unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështje madhore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse duket se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane. Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kaq”, i tha ai Danasit, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka një shumicë të vogël në parlament dhe nuk dëshiron të rrezikojë zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas tij me siguri do të fitoheshin bindshëm nga ish-kryeministri, udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.