Në Uashington u nënshkrua dje, në Kuvend pritet të ratifikohet sot marrëveshja me MCC-në

28 korrik 2022 | 08:28

Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë nënshkruar në Uashington Programin e ri Kompakt, i cili pritet ta forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës, në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.

Kjo marrëveshje pritet që sot të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi do të mblidhet prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.

“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit të enjten për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, u shpreh Kurti.

Programi Kompakt është në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh dhe përqendrohet në projekte të energjisë.

Partitë opozitare gjatë ditës së mërkurë deklaruan se do të mbështesin marrëveshjen me MCC që do të thotë se ratifikimi nuk do të vihet në diskutim.

Parlamenti ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për,…