Në UGJFA themelohet Ambulanca Universitare
03 mars 2020
| 17:48
Me propozim të Rektorit Prof.Ass.Dr. Artan Nimani, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur të martën me datë 3 mars 2020 mori vendim për themelimin e Ambulancës Universitare.
Ambulanca Universitare do të jetë në shërbim të studentëve për ndonjë rast shëndetësor, të paraqitur gjatë kohës së veprimtarisë së tyre të studimeve.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në vizionin e tij ka për qëllim ofrimin e shërbimeve efikase në Ambulancën Universitare, krijimin e kushteve optimale infrastrukturore dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar të zhvillohet dhe më tutje, çdoherë duke bërë progres.