Në Ukrainë për Ditën e Evropës, Von der Leyen vizitë në Kiev mes bombardimeve ruse
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është rikthyer në Kiev, në një moment kur Rusia po kryen vazhdimisht sulme raketore.
“Është mirë të jem këtu ku vlera që ne i konsiderojmë të shenjta po mbrohen çdo ditë. Është vendi i duhur për të festuar ditën e Evropës”, kanë qenë fjalët e para të zyrtares së lartë të unionit, pasi shkeli në Ukrainë.
Gjithashtu, ajo ka konfirmuar synimet për të shtuar presionin ndaj Rusisë.
“Vëmendja tani është kthyer në zbatimin rigoroz të sanksioneve dhe miratimin e masave të reja”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.
Gjatë ditës ajo pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar lidhur me eksportin e grurit, afrimin e shtetit të përfshirë nga lufta me BE-në, rindërtimin e qyteteve të shkatërruara dhe krimet makabre të Rusisë. /A2CNN