Në universitetet e Kosovës janë 73 604 studentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar Statistikat e Arsimit 2019/2020 .
Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 33 604, prej tyre në sektorin publik 26 385 fëmijë, ose 78.5 për qind; ndërsa, në sektorin privat 7 219 fëmijë, ose 21.5 për qind.“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 237 959, prej tyre në sektorin publik ishin 232 707, ose 95.6 për qind; ndërsa, në sektorin privat ishin 5 252, ose 1.6 për qind. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 79 264, prej tyre në sektorin publik ishin 75 784 nxënës, ose 95.6 për qind; ndërsa, në sektorin privat ishin 3 480 nxënës, ose 4.4 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas ASK-së, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 349 nxënës. “Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 73 604, prej tyre në universitetet publike ishin 58 879 studentë, ose 80.0 për qind; ndërsa, në kolegjet private ishin 14 725 studentë, ose 20.0 për qind”, thuhet në raport. (A. M / Epoka e re)