Në universitetin e Grazit u promovua libri i autores dhe poetes Iliriana Baraliu Lladrovci, “Këngët e Shekullit Kallkan”

30 nëntor 2024 | 13:43

Në Universitetin e Grazit është bërë promovimi i  librit i autores dhe poetes Iliriana Baraliu Lladrovci, “Këngët e Shekullit Kallkan”.

Komuniteti shqiptar në Graz, për nder të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së Flamurit në Vlorë, shënoi këtë datë historike duke përuruar librin e poetes Iliriana Baraliu Lladrovci “Këngët e Shekullit Kallkan”.

Përurimi, u moderuar nga znj. Valbon Krasniqi , u shoqërua me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, si dhe me një prezantim të rrjedhshëm në shqip dhe gjermanisht.

Tubimin e hapi znj. Valbona Krasniqi, e cila përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit në emër të komunitetit shqiptar në Graz. Ajo theksoi se rrallë ndodh që protagonistja kryesore e një organizimi të tillë të jetë një grua. “Sonte protagoniste e këtij eventi është znj. Iliriana Baraliu Lladrovci,” tha ajo. Gjithashtu, znj. Krasniqi shtoi se ky libër, i cili po promovohet sot në Universitetin e Grazit, ka kaluar një rrugëtim të gjatë promovimesh duke filluar në Kosovë e më pas në disa vende të Evropës.

Më datë 10 qershor 2023, ky libër është përuruar në Suharekë, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bali Muharremaj. Pas kësaj, ai është përuruar në Winterthur të Zvicrës nga Shoqata Shqiptare “Trojet”, në Fellbach të Gjermanisë nga Shoqata e Artistëve Gjermanë në bashkëpunim me Shoqatën “Kosova”, në Malmö të Suedisë nga Bashkësia e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, në Bratislavë të Sllovakisë nga Ambasada e Shqipërisë nën patronatin e Ambasadorit Arten Hanku, si dhe në Luginë, në Bujanoc, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Në këtë përurim madhështor në Graz ishin të pranishëm:

Prof. Dr. Kurt Kalcher, Universiteti i Grazit,Prof. Dr. Ahmet Hajrizi, Universiteti i Grazit,Dr. Karl Bauer, Kryetar Nderi i KKSHSHT,z. Imer Lladrovci, ish-konsull dhe shef i shërbimit konsullor në Vjenë.

Mysafirë nderi ishin dy ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:z. Mehdi Koci dhe z. Driton Rukolli

Fjalën e rastit e mbajti Prof. Dr. Kurt Kalcher, i cili falënderoi autoren për librin dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për lidhjen mes dy popujve me histori të gjatë.

z. Imer Lladrovci, ish-shef i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart dhe Vjenë, foli për rëndësinë e festave të mëdha të Nëntorit.

Ndërsa Prof. Dr. Ahmet Hajrizi mbajti një kumtesë për librin, duke e analizuar atë në mënyrë të detajuar.

Autorja, znj. Iliriana Baraliu Lladrovci, pasi falënderoi organizatorët dhe të pranishmit, tha se libri i kushtohet grave të shtëpisë, të cilat mbajtën familjet në këmbë ndërsa burrat ishin në burg nga regjimi jugosllav. Ato nuk iu nënshtruan pushtuesit, por edukuan dhe frymëzuan gjeneratat e reja që të rriteshin, të studionin dhe të punonin për lirinë e Kosovës.

Poezitë në gjuhën shqipe u lexuan nga znj. Valbona Krasniqi, ndërsa në gjuhën gjermane nga Bernardi Krasniqi, të cilët u duartrokitën nga të pranishmit.

Në fund, u shtrua një koktej i organizuar nga znj. Dashuri Kabashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediave shtetërore kineze, në Kinën qendrore është zbuluar një…