Në Universitetin “Haxhi Zeka” diplomuan 257 studentë, prorektorja Shehu ndan një lajm të mirë

02 qershor 2023 | 22:27

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka organizuar të premten në mbrëmje Ceremoninë e Diplomimit 2023, raporton Ekonomia Online.Armand Krasniqi, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, duke përgëzuar të diplomuarit tha se nga sot ata mund të luajnë rol thelbësor në formësimin e të ardhmes së kombit.“Deri sot ju keni pasur nevojë për ndihmë tonë, por nga sot edhe ne kemi nevojë për juve. Ne kemi nevojë që ju të shërbeni në nivelet më të larta të qeverisjes; kemi nevojë që fryma juaj artistike dhe zëri juaj të dëgjohet brenda dhe jashtë. Ne kemi nevojë për juve, sepse perspektiva juaj do ta bëjë vendit tonë më të fortë, pavarësisht pengesave”, tha ai.

 

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i uroi studentët në emër të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Arbërie Nagavci.“Mos harroni se studimi nuk mbaron këtu. Sot po e mbyllni një kapitull dhe po filloni një kapitull të ri. Keni besim, mos u trembni nga sfidat dhe mos u ndalni nga kritikat. Mbani gjallë shoqërinë dhe bashkëpunimin me profesorët tuaj. Mos harroni se vërtetësia e suksesit tuaj është shkalla e ndikimit që do ta keni në shoqëri”, tha ai.Alma Shehu, prorektore për Mësim dhe Çështje Studentore në UHZ, bëri të ditur se sot po diplomojnë 257 studentë.

Ndërsa ndau dhe një lajm të mirë se Universiteti “Haxhi Zeka” është ranguar në mesin e gjashtë universiteteve më të mira shqipfolëse. “Nga sot ju shohim si ambasadorë të Universitetit ‘Haxhi Zeka’. Dua të ndaj një lajm të mirë me ju që e kemi marrë sot: Nga një studim që është bërë, nga universitet shqipfolëse, Universiteti ‘Haxhi Zeka’ ka zënë pozicioni e gjashtë në këtë renditje, i katërti në nivel vendor dhe në aspektin e universiteteve publike është Universiteti i dytë në Kosovë, pas Universitetit të Prishtinës.

Kjo nuk do të ishte e mundur pa ju”.“Bëhuni njerëz më qëllime dhe virtyte”, ishte porosia e Shehut për të sapodiplomuarit.Medijona Lajqi, studente e diplomuar e nivelit bachelor, falënderoi profesorët për mundin e tyre duke shtuar se ndjehet e lumtur që rrugëtimi i tyre po përfundon me sukses.“Me lejoni që të shpreh krenarinë time si pas këtyre tri viteve të studimeve dhe punës së palodhshme jam e gëzuar që tani e kam arritur këtë qëllim të rëndësishëm në jetën time. Puna e palodhur, përkushtimi dhe sfidat e ndryshme janë pjesë e rrugës”, tha ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar…