Në universitetin “Kadri Zeka” mbahet sesioni informues ERASMUS+
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me partnerët e ERASMUS + dhe Zyrën e Erasmus + në Prishtinë, në kuadër të konferencës së e parë DiGiDay 2019 ka organizuar sesionin informues.
Ky sesion informues është organizuar me qëllim të prezantimit të projekteve ndërkombëtare që zhvillohen në UKZ, aktiviteteve që ndërmerren, partnerët, përfitimet si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me universitete dhe organizata tjera brenda dhe jashtë vendit.
Me këtë rast, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, pasi ka përshëndetur të pranishmit, njëherësh ka uruar për fillim të mbarë të konferencës DIGIDAY.
Rektori duke folur për programet e Erasmus +, ka thënë se projektet e tilla janë të mirëseardhura për universitetin, si për studentët po ashtu për stafin akademik e administrative, pasi që janë mundësi e mirë e krijimit dhe përmirësimit të mësimnxënies dhe mësimdhënies, thellimit të njohurive rreth çështjeve të ndryshme duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së.
Rreth prezantimit të punës në projekte ndërkombëtare dhe rreth aktiviteteve të tjera, gjatë këtij sesioni të pranishmit janë informuar nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ, Dukagjin Leka, i cili ka paraqitur veç e veç projektet ndërkombëtare të UKZ-së, projektet e Erasmus +(GreenTech, EUFORIA, REBUS, SMAHPC, E-Viva)
Në ndërkohë janë shpërndarë certifikata nga projekti Erasmus + REBUS për studentët e UKZ-së të cilët kanë marrë pjesë në trajnimin dyjavor në Grac të Austrisë.
/Epoka e re/