Në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur të premten provimet pranuese për në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019
Për të parë nga afër këtë proces, Bajram Kosumi, rektor në Universitetin “Kadri Zeka”, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë.
Rektori Bajram Kosumi, të gjithë kandidatëve u uroi suksese në provimin pranues.
Të kënaqur me procesin dhe me shpresë që kanë kaluar provimin pranues janë shprehur edhe studentët.
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 666 studentë të rregullt në studime bachelor.
Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet deri më 24.09.2018 ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen më së voni deri më 28.09.2018.
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
/Epoka e re/